Dhuna s’diti me pra: Pater Zef Pllumi përballë diktaturës – “Kurrgja ma shumë se liria.”

Nga Eduart Bardhi Ç’është Liria? Kjo është një pyetje shumë e gjerë, përgjigjja e së cilës hyn e del nëpër disiplina të ndyshme studimore të shkencave sociale, të cilat i shpjegojnë konceptet nocionet në lidhjet e tyre të varësisë që krijojnë me njeriun dhe veprimtarinë e tij. Thënia biblike e para ishte fjala, sigurisht përligj edhe zërin e shkrimtarëve, të poetëve, si edhe mënyrën e tyre të të dëshiruarit, kërkuarit dhe idealizuarit të lirisë. Pa hyrë në shtresime teorike të termit dhe implikime të tij, mbetemi në nivel literal ku liria si fillim ka të bëjë gjendjen e të qenit...

Halloween-i në BookFest: Dy klasikë të letërsisë që e bëjnë frikën një aventurë leximi

Halloween-i është një nga ato momente të vitit kur misteri, e pazakonta dhe historitë e errëta marrin një hijeshi të veçantë. Këtë atmosferë, BookFest e sjell edhe përmes letërsisë, duke ftuar lexuesit të zbulojnë mes shumë titujsh edhe dy prej veprave më të njohura të zhanrit gotik: “Drakula” të Bram Stoker-it dhe “Frankenshtajni” të Mary Shelley-t, te botuara nga Botime Univers Të shkruara në periudha të ndryshme, por të bashkuara nga fuqia për të ngjallur frikë, kureshtje dhe emocione, këto dy vepra kanë kapërcyer kohën, duke u shndërruar në klasike të pavdekshme të letërsisë botërore. Në librin “Drakula”, Bram Stokeri...

A foli bibla gegnisht në tragjedinë fishtjane? Rasti i Judës Makabe.

nga Msc. Eduart Bardhi Struktura diakronike e dramës shqiptare dhe roli i Fishtës në konsolidimin e gjinisë dramatike Struktura diakronike e gjinisë dramatike në sistemin letrar të letërsisë shqipe, nuk mundet ta mënjanojë nevojën që kishte për institucionin e teatrit. Hapësira e vogël që zë drama si prodhim letrar brenda sistemit letrar shqiptar në fazat e tij fillestare, ka të bëjë me faktin se prodhimi kryesor letrar ishte i lidhur ngusht me poezinë.[1]Struktura e sistemit tonë letrar ka pasur si dominante poezinë qoftë në krijimtarinë gojore folklorike, qoftë përsa i përket krijimtarisë letrare të kultivuar. Drama shqipe, në diakroni dhe...

“Mes dy jetëve”, romani i ri i Eduart Bardhit që sjell në qendër dhimbjen, humbjen dhe kujtesën

“Mes dy jetëve”, romani më i ri i shkrimtarit Eduart Bardhi, vjen si një rrëfim mbi humbjen, lidhjet njerëzore dhe forcën që njeriu gjen për të përballuar dhimbjen. Një vepër që prek thellësitë e përjetimit njerëzor dhe ndalet te një prej marrëdhënieve më të forta e më të ndërlikuara: ajo mes nënës dhe birit. Çfarë ndodh me një grua kur i thyhet brinja prej së cilës u krijua? Si mund të përkufizohet një nënë-shkrimtare kur mbetet jetime e mëmësisë së saj? Këto pyetje vendosin tonin emocional të romanit, duke hapur një hapësirë reflektimi mbi identitetin, mungesën dhe plagët që lë...

Një përpjekje për një lexim psikoanalitik të absurdit: Rasti i Odin Mondvalsenit

Një shkrim nga Msc. Eduart Bardhi Kasëm Trebeshina është një autor që ka shkruar si romanin tradicional, të kuptuar në kuadrin e zhvillimit të letërsisëse tradites, ashtu edhe një roman me shenja të qarta të modernizmit dhe postmodernizmit. Në këtë kuptim, Odin Mondvalsen mund të konsiderohet si një tekst pararendës i prirjeve moderniste në letërsinë shqipe. Krijimtaria e tij paraqitet si prodhim shpirtëror me përftesa moderne, ku autori lëvron zhanre të ndryshme letrare, përfshirë prozën, poezinë dhe romanin, duke promovuar gjithashtu elemente të surrealizmit në letërsinë shqipe. Rasti i Trebeshinës dëshmon se letërsia nuk ka nevojë të mbrohet përmes kritereve...

Zhvillohet në Tiranë konferenca letrare “Letërsia 2026”

Konferenca letrare “Letërsia 2026” u zhvillua në Tiranë, duke mbledhur së bashku autorë, përkthyes, botues, përfaqësues të botës së librit dhe dashamirës të letërsisë në një aktivitet kushtuar krijimtarisë letrare bashkëkohore. Në një kohë kur libri vijon të jetë një nga hapësirat më të rëndësishme të komunikimit kulturor, aktivitete të tilla krijojnë mundësi për të sjellë në vëmendje autorë dhe vepra të reja, për të nxitur diskutimin rreth letërsisë dhe për ta afruar më shumë librin me lexuesin. Në fokus të “Letërsia 2026” ishte promovimi dhe vlerësimi i krijimtarisë letrare, duke i dhënë hapësirë veprave dhe autorëve që kontribuojnë në...

Shkrimtarja Adelina R. Mamaqi, një jetë në shërbim të letërsisë për fëmijë

 – Ese për Adelina R. Mamaqin, Shkrimtaren- Ikonë të Letërsisë shqipe për fëmijë –  Të shkruash për fëmijët do të thotë të hysh në një botë, ku gjithçka është në fillim: fjala, pyetja, kureshtja, miqësia, ëndrra, zbulimi i vetes dhe i botës. Por të qëndrosh gjatë në këtë botë dhe ta pasurosh atë me libra, personazhe, vargje, përralla e tregime do të thotë të kesh zgjedhur një mision letrar. Në këtë kuptim, krijimtaria e Adelina R. Mamaqit lexohet si një jetë e gjatë në shërbim të letërsisë për fëmijë. Ajo ka krijuar për fëmijët duke njohur moshën e tyre, gjuhën...

Pse duhet lexuar libri i drakulës ?

Drakula shumë më tepër se një histori vampirësh Drakula është një nga kryeveprat klasike që kanë kaluar kufijtë e kohës. Për shumë lexues, emri Drakula lidhet menjëherë me vampirin, kështjellën e errët dhe frikën. Por romani i Bram Stoker-it është shumë më tepër se një histori horror. I botuar në vitin 1897, romani ndërthur ditarë, letra, shënime dhe dokumente, duke krijuar ndjesinë se ngjarjet po rindërtohen nga vetë personazhet. Historia nis me Jonathan Harker-in, i cili udhëton drejt Transilvanisë dhe përballet me Kontin Drakula, përpara se kërcënimi të shtrihet edhe në Angli. Por çfarë e bën këtë libër ende të...

Libri “A je online” i autores Aulona Ilasllari për një botë që pret gjithmonë një mesazh

“A je online?” i autores Aulona Ilaslari, i botuar në vitin 2025, është një libër që i përket plotësisht kohës sonë. Një libër i thjeshtë në formë dhe i lehtë për t’u lexuar. Në qendër sjell një tematikë aktuale, për mënyrën se si teknologjia, komunikimi dhe marrëdhëniet njerëzore janë ndërthurur me njëra-tjetrën në jetën e përditshme. Një libër që mund të lexohet nga mosha të ndryshme, sepse ajo që trajton nuk i përket vetëm një brezi. Në një mënyrë apo në një tjetër, të gjithë kemi pritur një mesazh duke parë mbi ekranin e celularit në pritje të një përgjigjeje....

Libri “A je online” i autores Aulona Ilasllari për një botë që pret një mesazh

“A je online?” i autores Aulona Ilaslari, i botuar në vitin 2025, është një libër që i përket plotësisht kohës sonë. Një libër i thjeshtë në formë dhe i lehtë për t’u lexuar. Në qendër sjell një tematikë aktuale, për mënyrën se si teknologjia, komunikimi dhe marrëdhëniet njerëzore janë ndërthurur me njëra-tjetrën në jetën e përditshme. Një libër që mund të lexohet nga mosha të ndryshme, sepse ajo që trajton nuk i përket vetëm një brezi. Në një mënyrë apo në një tjetër, të gjithë kemi pritur një mesazh duke parë mbi ekranin e celularit në pritje të një përgjigjeje....

  • 1
  • 2