- Ne ofrojmë shërbim të plotë botimi për autorë që dëshirojnë të kthejnë dorëshkrimin e tyre në një libër profesional, të gatshëm për treg dhe lexues.
Procesi ynë i botimit përfshin vlerësimin e materialit, redaktimin letrar, dizajnin dhe faqosjes, përgatitjen e kopertinës dhe përgatitjen për shtyp dhe/ose publikim digjital.
Kushte dhe parime bashkëpunimi
Para fillimit të bashkëpunimit, çdo dorëshkrim vlerësohet nga ekipi ynë editorial për të përcaktuar përshtatshmërinë për botim.
Autori duhet të garantojë se materiali i dorëzuar është origjinal dhe nuk cenon të drejtat e autorëve të tjerë.
Të gjitha ndryshimet editoriale bëhen në bashkëpunim me autorin, duke respektuar stilin dhe identitetin e veprës.
Procesi i botimit
– Dorëzimi i dorëshkrimit (minimumi 15 faqe A4, ose 30 faqe A5)
– Vlerësimi editorial
– Redaktimi dhe korrektimi gjuhësor
– Dizajni i faqosjes dhe kopertinës
– Miratimi final nga autori
– Përgatitja për shtyp dhe publikim