Libri “Hipoteza e Dashurisë”, bestselleri ndërkombëtar së shpejti edhe në ekran/ Botime Univers

Një histori dashurie mes shkencës dhe një marrëveshje që nuk shkon sipas planit. “Hipoteza e Dashurisë”, romani i Ali Hazelwood, vjen për lexuesin shqiptar i përkthyer nga Elvis Hyseni, përkthyes i disa prej kryeveprave klasike të sjella në gjuhën shqipe nga Botime Univers. Një roman romantik shumë i komentuar nga lexuesit në mbarë botën, vjen me një rrëfim ku ndërthuren natyrshëm romanca, humori, bota akademike dhe shkenca. Në qendër të romanit është Olive Smith, një studiuese e re që, për të bindur mikeshën e saj se jeta sentimentale po shkon në drejtimin e duhur, përfshihet në një marrëdhënie të sajuar...

“MANIAKËT E LIBRIT” sjellin në vëmendje “BISEDË ME MESHKUJ” të autores AULONA ILASLLARI

Një nga faqet e njohura të promovimit dhe shitjes së librave online, “Maniakët e Librit”, ka publikuar librin “Bisedë me meshkuj”, të autores Aulona Ilasllari, botim i Botime Univers. Përmes një serie publikimesh, “Maniakët e Librit” e vendosin librin në qendër të një diskutimi që nis me një pyetje të drejtpërdrejtë: Çfarë kërkon një mashkull nga një femër, por nuk ia thotë? Më pas ngrenë pyetje të tjera mbi marrëdhëniet, komunikimin dhe mënyrën se si burrat shprehin ndjenjat dhe përjetimet e tyre. Kjo qasje e bën librin të duket si një ftesë për dialog dhe për të reflektuar mbi disa...

“Drakula”… një histori që vazhdon të na magjepsë!

Botime Univers ka përkthyer në shqip “Drakulën” e Bram Stokerit, një prej klasikëve më të njohur të letërsisë botërore. Libri vjen në dy versione HardCover dhe SoftCover, duke i dhënë lexuesit mundësinë ta zgjedhë librin në formën që i përshtatet më shumë. I përkthyer nga Elvis Hyseni, tashmë përkthyes i shtëpisë botuese Botime Univers, vjen në shqip kjo vepër e rëndësishme e letërsisë gotike. Ka disa libra që, edhe pse janë shkruar shumë vite më parë, vazhdojnë të na flasin sikur janë shkruar sot. “Drakula” është pikërisht njëri prej tyre. Por çfarë e bën këtë vepër kaq të veçantë? Atmosfera...

Aldo Sulollari sjell “03:47”, thrillerin psikologjik mes misterit, sekreteve dhe ankthit

Aldo Sulollari vjen te lexuesi me “03:47”, një thriller psikologjik të ndërtuar mbi misterin, tensionin dhe sekretet që dalin në dritë në momentin më të papritur. Autori, i njohur gjithashtu për librat “Sekreti i Fundit” dhe “Ashtu Sikur Dje”, sjell një histori ku një orë e vetme kthehet në pikënisjen e një loje psikologjike mes frikës, dyshimit dhe së vërtetës. Ora shënon 03:47. Një mesazh mbërrin në telefon. Në pamje të parë mund të jetë një rastësi, por kur e njëjta gjë përsëritet, gjithçka fillon të marrë një tjetër kuptim. Kjo është atmosfera mbi të cilën ndërtohet “03:47”, libri i...

Aulona Ilasllari, zëri i brezit të ri në letërsinë shqiptare. Rrugëtimi i saj me Botime Univers

Në letërsinë bashkëkohore shqiptare, vitet e fundit janë shfaqur autorë të rinj që kanë sjellë mënyra të reja komunikimi me lexuesin. Një prej emrave që ka tërhequr vëmendjen e lexuesve është Aulona Ilasllari, autore e pesë titujve që tashmë janë pjesë e katalogëve të librarive shqiptare. Rrugëtimi i saj letrar lidhet me shtëpinë botuese Botime Univers që ka sjellë në treg botimin e librave të saj. Nga romani i parë “Një fund pa fillim”, i botuar në vitin 2023, deri te “A je online?”, i botuar në vitin 2025, krijimtaria e autores ka ndërtuar një vijimësi tematike dhe një profil...

Botohet vëllimi i ri i sagës shqiptare të fantazisë për fëmijë “Mbretëria e Humbur”

Pas pritjes së ngrohtë që lexuesit i rezervuan librit të parë “Kodra e Kujtimeve”, kolana e letërsisë për fëmijë “Shtegu i Dritave Magjike” rikthehet me një libër të ri. Vëllimi i dytë, “Mbretëria e Humbur”, shënon vazhdimin e një universi letrar ku fantazia, emocionet dhe aventura ndërthuren për të krijuar një përvojë leximi që flet njëkohësisht me fëmijët dhe me të rriturit. Që në librin e parë, “Shtegu i Dritave Magjike” u prezantua si një kolanë që nuk mbështetet vetëm tek aventura, por edhe tek forca e ndjenjave, kujtesës dhe shpresës. Përmes një gjuhe poetike dhe një bote të ndërtuar me kujdes, historia ftoi...

Xhahid Bushati: “Murrosh Pushi Dembelushi”, një poemë e ndërtuar si një univers poetik për fëmijë, ku përthuren tradita e përrallës shqiptare  me një frymë moderne, lojcake dhe edukative

 – Shënime për poemën “Murrosh Pushi Dembelushi” (krijim i ri mbi një motiv të vjetër), autore: Adelina R. Mamaqi, redaktore: Ilirjana Jaku, ilustrimet: Blegina Hasko Bezo, Botimet “Univers, Tiranë, Autorja e ka quajtur poemën: – një krijim i ri mbi një motiv të vjetër. Motivi i fëmijës dembel dhe i kafshës dembele që nuk vepron, që nuk del nga shtëpia është i njohur dhe i trajtuar në folklor dhe në letërsinë shqipe për fëmijë; si për shembull: figura e djalit dembel, macja e përgjumur, ariu përtac, gjinkalla dembele… etj.  Çfarë është e përbashkët mes krijimit të ri dhe një motivi...

Adelina Mamaqi fituese e Fondit të Krijimtarisë Letrare “Libri për Fëmijë” 2026 / Botime Univers

Libri “Tregimet e Kalendarit” fiton mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit për botim. Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për letërsinë shqipe për fëmijë. Një emër i madh i letërsisë shqipe për fëmijë rikthehet në qendër të vëmendjes me një vlerësim të rëndësishëm. Adelina Mamaqi shpallet fituese e Fondit të Krijimtarisë Letrare “Libri për Fëmijë” 2026, me veprën “Tregimet e Kalendarit”, për t’u botuar nga Botimet Univers. Vlerësimi vjen në kuadër të fondit të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, një nismë që synon të mbështesë autorët shqiptarë dhe krijimtarinë e re në fushën e letërsisë për fëmijë. Thirrja...

Libri “03:47” nga Aldo Sulollari një thriller psikologjik plot mister dhe kthesa të papritura / Botime Univers

Aldo Sulollari sjell romanin e shumëpritur me titull “03:47”, një thriller psikologjik plot mister dhe kthesa të papritura. Autori shqiptar i zhanrit thriller, Aldo Sulollari, vjen para lexuesve me romanin e tij më të ri, “03:47”, një thriller psikologjik që premton të jetë një nga botimet më tërheqëse të momentit për adhuruesit e misterit dhe suspense-it. I ndërtuar mbi një atmosferë të errët psikologjike, romani ndjek historinë e Ajlin, një vajzë që jeton me ndjesinë e vazhdueshme se dikush po e vëzhgon. Teksa përpiqet të zbulojë të vërtetën, ajo përballet me sfida të rrezikshme, sekrete të fshehura dhe kthesa të...

Dy autorë të Botimeve Univers në finalen e fondit të krijimtarisë letrare për Fëmijë 2026, Adelina Mamaqi mes fitueseve!

Botime Univers shënoi një rezultat të rëndësishëm në edicionin 2026 të Fondit të krijimtarisë letrare “Libri për Fëmijë”, duke pasur dy autorë në mesin e pesë finalistëve, Adelina Mamaqi dhe Aldo Mustafa. Në përfundim të procesit të vlerësimit, autorja e mirënjohur Adelina Mamaqi u shpall një nga tre fitueset e këtij fondit, duke siguruar mbështetjen për botimin e dorëshkrimit të saj të radhës. Sipas procesit të zhvilluar nga juria e Fondit, të gjitha dorëshkrimet u vlerësuan në mënyrë anonime, vetëm mbi bazën e cilësisë artistike, origjinalitetit, strukturës narrative, gjuhës dhe vlerave edukative, pa u njohur identiteti i autorëve apo shtëpitë...

  • 1
  • 2