Bisedë me meshkuj – Aulona Ilasllari

0 out of 5

1000 L

Aulona Ilasllari, – një fenomen i Booktokut shqiptar, vjen me një tjetër libër për lexuesit pas suksesit që pati me dy romanet e mëparshme: Një fund pa fillim dhe Dikur apo tani.

Meshkujt nuk ankohen, meshkujt nuk qajnë, meshkujt janë meshkuj dhe për asnjë arsye nuk duhet të tregojnë “brishtësinë” e tyre përpara të tjerëve. Meshkujt s’kanë nevojë për përkëdhelje si femrat. Meshkujt nuk mund të ledhatohen si fëmijë se iu “bie burrëria. Meshkujt nuk mundtë bëjnë as këtë, as atë, as…

Category: TITUJT TANË

Përshkrim

“Bisedë me meshkuj”  është një libër i drejtpërdrejtë dhe provokues që eksploron botën mashkullore përmes bisedave reale, reflektimeve dhe këndvështrimeve shpesh të pathëna hapur.

Autorja sjell zëra të ndryshëm meshkujsh mbi tema si marrëdhëniet, dashuria, tradhtia, rolet gjinore dhe pritshmëritë shoqërore, duke krijuar një pasqyrë të sinqertë dhe ndonjëherë sfiduese të mënyrës si mendojnë dhe ndihen ata.

Një lexim i shpejtë dhe i goditur, që nxit diskutim dhe të bën të shohësh marrëdhëniet mes gjinive me një sy më realist.