Skip to content
Articles

“Uni-vers”, vëllim poetik nga Flori Kasaj

“Uni-vers” është një vëllim poetik që sjell për lexuesin një “bing-bang” mes shkencës dhe artit të fjalës. Në këto vargje ju ftoj të udhëtoni në një dimension ku ndjenja dhe shkenca ndërthuren në harmoni të veçantë. Në këto poezi do të gjeni terma nga fusha e fizikës, astronomisë dhe filozofisë, duke i dhënë secilës poezi një dimension të ri, një pikë takimi të brishtësisë njerëzore me pafundësinë kozmike.

Në këtë libër, çdo poezi është një hapësirë e re, një fushë e pafundme ku reflektimet dhe ndjenjat njerëzore marrin formën e elementeve të universit. Poezitë janë një eksplorim i thellë i përkatësisë së njeriut në kozmos dhe një sfidë për lexuesin që të depërtojë më thellë në misteret e botës.

“Uni-vers” është një vepër për ata që duan të ndihen pjesë e tërësisë e duke zbuluar atë që shtrihet përtej përditshmërisë. Ky vëllim poetik është më shumë se një ftesë për të udhëtuar në universin e jashtëm; është një thirrje për të eksploruar universin e brendshëm, për të gjetur vetveten në pafundësinë e tij dhe për të ndier një “Uni” të vetëm.

Kjo hapësirë poetike krijon një mjedis ku çdo varg është një yll që rrezaton dije, kuriozitet dhe dashuri për natyrën dhe universin.

 

Të ngjashme

Your Cart

Your cart is empty.